Kërkohet rikthimi i gjuetisë, Kuvendi i Gjuetarëve në Lushnje: Mos e zgjasni Moratoriumin

Federata e Gjuetarëve sportivë të Shqipërisë kërkon dhënien fund të Moratoriumit 7-vjeçar të Gjuetisë.

Ndalimi i dytë i gjuetisë i cili hyri në fuqi në 2016 sipas ligjit ka përfunduar në qershorin e këtij viti, ndërsa ende nuk dihen planet e qeverisë për vijimin ose jo të tij.

Përfaqësues nga Kuvendi Kombëtar i shoqatave të gjuetisë që u mblodhën në Lushnje thanë se ky Moratorium nuk ka pasur efekt për 7 vite me radhë.

"Ne duhet t'i kërkojmë shtetit tonë, i cili për 7 vite nuk ka bërë asgjë për sa i përket rehabilitimit të zonave të gjuetisë por dhe atyre specieve që janë në rrezik zhdukjeje. Për 7 vite shteti jonë ka heshtur."

Ata thonë se në rast vijimi të Moratoriumit do ta kundërshtojnë atë me protesta deri në padi me Gjykatë.

"Në qoftë se ne do të marrim një përgjigje negative sepse shikojmë një heshtje totale për sa i përket ministrisë së Mjedisit dhe strukturave shtetërore, ne do të vazhdojmë rrugët tona demokratike, të gjitha mënyrat deri te protestat. Po përgatitemi të padisim shtetin shqiptar në qoftë se do të ketë një shtyrje të këtij Moratoriumi në Gjykatën Kombëtare të të Drejtave të Njeriut."

Moratoriumi u prezantua për herë të parë nga qeveria Rama 1 në 2014 ndërsa në vitin 2016 me dekret të Presidentit të asaj kohe, bujar Nishani u shty me 5 vite, ndërsa parashikonte që të përfudnonte në qershor të këtij viti.