"Delta" shtyn maratonën e Pekinit

Kina po përballet me një valë të re infektimesh prej covidit-19, që e ka detyruar vendin të shtyjë një nga maratonat historike në kryeqytet.

Maratona e Pekinit mbahet përvit prej vitit 1981 por autoritetet thanë se eventi i madh sportiv i 31 tetorit, që do të kishte rreth 30 mijë pjesëmarrës, është anuluar për të parandaluar rrezikun e përhapjes së pandemisë.

Shteti aziatik raportoi mbi 130 raste në 11 provincat e veta, të gjitha të lidhura me variantin Delta të koronavirusit.

"Delta" shtyn maratonën e Pekinit

"Mostrat në traktin respirator të disa pacientëve tregojnë një ngarkesë të lartë virale. Nga analiza gjenetike shohim se virusi ka ngjashmëri të ulët me rastet lokale nga e kaluara, çka tregon se vjen është importim i ri."

Zv.drejtori i agjencisë kineze për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve tha të hënën se numri i rasteve pritet të shtohet në vijim.

Kina i qëndron besnike strategjisë zero-kovid dhe po zbaton masa të ashpra kufizuese, testime masive dhe ka rritur vigjilencën në zonat ku ka vatra të reja.

Pekini ka njoftuar se personat që kanë qenë së fundmi në to, nuk do të lejohet të hyjnë në kryeqytet.

Mbi 75 për qind e popullatës apo mbi 1 miliard kinezë janë vaksinuar me dozat e plota të vaksinave anticovid.