Dy anije mallrash përplasen në Detin Marmara të Turqisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2021, 09:00
Dy anije mallrash raportohet se u përplasën në Detin Marmara të Turqisë më 24 tetor.
Benitamou, një anije me flamur panamez 299 metra e gjatë u përplas me anijen Vanessa, një anije me flamur të Barbados 172 metra e gjatë në rrethin Sarkoy të provincës veriperëndimore Tekirdağ.
Shkaku i përplasjes nuk dihet ende, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Pas incidentit, kapitenët e anijeve raportuan situatën tek ekipet e Drejtorisë së Sigurisë Bregdetare.
Në rajon u dërguan rimorkiatorët për të garantuar sigurinë.
Mësohet se për ngjarjen ka nisur një hetim i cili do të zbardhë shkaqet e incidentit.
