Foto/ Kumbaro me ambasadorët tur në Përmet, i shpjegon Kim si bëhet glikoja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2021, 15:43

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro së bashku me ambasadorët ndërkombëtarë në Shqipëri kanë zhvilluar një tur nga Përmeti në Tepelenë.
Fotot janë nga ndarë nga ambasadorja suedeze Elsa Hastad në profilin e saj në Instagram dhe janë ripostuar në profilin e ministres Kumbaro në Facebook.
Ministrja Kumbaro i ka shpjeguar ambasadores Kim procesin e bërjes së glikosë dhe më pas kanë realizuar disa foto në natyrën e bukur të Përmetit.
"Më në fund Përmet! Më në fund Tepelenë! Faleminderit Mirela Kumbaro që na tregove bukurinë e rajonit, shpjegove procesin e gliko-bërjes dhe rëndësinë e të ngrënit përsëri trahana," shkruan ambasadorja Hastad në Facebook.









