"Ky është vetëm hapi i parë", Basha: Ndryshimet kushtetuese të domosdoshme për t’u kthyer te ndarja e politikës nga krimi

Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një video mesazhi në Facebook shprehet se  ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u kthyer te demokracia dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta.

Në videon e postuar ai shprehet se procesin e integrimin e mban peng fakti që Shqipëria ka 8 vite që udhëhiqet nga një njeri dhe grup njerëzish që vënë interesat personale mbi interesat e çdo shqiptari.

"Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE," shkruan Basha krahas videos.