Video/ Dalin pamjet e përplasjes me armë tek ish-Parku ku mbetën të plagosur 2 persona

Ky është momenti i përplasjes së dy grupeve të rinjsh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë më 13 tetor.

Nga përplasja mbetën të plagosur me armë zjarri 2 persona, Aleksandër Nikolla dhe Xhulio Vela.

Për këtë ngjarje policia arrestoi  shtetasit Farjon Palushi dhe Daniel Manushi, dhe procedoi  për moskallëzim krimi të plagosurin Aleksandër Nikolla si dhe shpalli në kërkim Islam Xhetanin.

Të tre personat e akuzuar për ngjarjen janë me precedent penalë pasi 27-vjeçari Farjon Palushi ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  ndërsa Daniel Manushi, edhe ai 27 vjeç, ishte dënuar për “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë.

Edhe i shpalluri në kërkim Islam Xhetani, 28 vjeç, sipas policisë rezulton i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Tre të dyshuarit njihen si persona që veprojnë në zonën ku ndodhi ngjarja gjatë viteve të fundit ndërkohë që policia tha se plagosja e shtetasve Aleksandër Nikolla 28 vjeç dhe Xhulio Vela, 26 vjeç, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.