Gjykata e Tiranës jep masat e sigurisë për 10 policët e arrestuar

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për 10 policët e arrestuar në Korçë dhe Tiranë më 20 tetor.

Sipas njoftimit Gjykata ka vendosur "arrest me burg" për Durim Murja.

Jashar Shehu dhe Arjan Balla  janë lënë “arrest në shtëpi.”

Për Matilda Hamollari, Petro Fraholli, Klemend Pikuli, Genci Hysi, Cclirim Akrobati, Kamber Kllogjeri Gjykata ka vendosur “pezullim nga detyra” dhe detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.

Ndërkohë  për Krenar Gjokutaj  është vendosur “detyrim për tu paraqitur”.

Dhjetë efektivët e  policisë, u arrestuan pasi akuzohen  për veprat penale "ushtrim i ndikimit të paligjshëm" dhe "shpërdorim detyre".