Sot mbush 1 muaj foshnja që u operua në zemër nga barku nënës
Sot është bërë 1 muajsh foshnja , i cili u operua në zemër brenda barkut të nënëns, në Bolonja të Italisë.
Ndërhyrja e ndërlikuar është ndër të parat në Itali me një bashkëpunim gjinekologësh e kardiologësh.
Gjithçka është kryer me sukses dhe fëmija erdhi në jetë më 23 shtator e sot feston një muaj jetë me nënën, babanë e dy motra, 6 e 2 vjeç.
“Foshnja kishte pjesën e majtë të zemrës të zmadhuar për shkak të stenozës aortite, çka shkaktonte mosfunksionimin e barkushes së majtë”, shpjegon Andrea Donti, drejtor i kardiologjisë pediatrie dhe i moshës evolutive në poliklinikë.
Kirurgu që kreu opreacionin tha se ndërhyrja ishte shumë e vështirë dhe se rreziku ishte i lartë.
"Procedura fetale ka një rrezik të lartë vdekshmërie , nga 10 deri në rreth 30% . Në rastin tonë rreziku ishte shumë më i lartë, aorta në javën e njëzet e shtatë ka një diametër prej disa milimetrash", tregon mjeku, Andrea Donti.
Vendimi për të hyrë në sallën e operacionit nuk ishte i lehtë. “Ka një rrezik të lartë vdekjeje, nga 10 në 30 përqind. Në rastin tonë, rreziku ishte shumë i madh, aorta në javën e 27-të ka një diametër vetëm pak milimetra”, saktëson Donti.
Nëna u sigurua që fëmija nuk do të ndiente dhimbje dhe do të vihej në gjumë. "Kur më telefonuan nga Sant’Orsola për të më thënë që ndërhyrja ishte lënë për të nesërmen, e kalova natën duke qarë”, tregon nëna e fëmijës, Emanuela Kapllani, 26 vjeç.
“Në mëngjes, në spital, mua dhe burrit na thanë që po të mos ndërhynim rreziku do të ishte shumë i lartë. Iu kërkova ta lindja menjëherë, por më thanë që do të kishte qenë edhe më e rrezikshme sepse fëmija ishte shumë i vogël”.
Babai, Antion Nezha, 31 vjeç, shton se “në atë pikë nuk mund të ktheheshim më prapa, sepse do të na mbetej peng për gjithë jetën. Por pritja tri orë pas dere ishte tepër e vështirë. Kur mësova që gjithçka shkoi mirë, më rrodhën lot nga sytë”.
Për Chiara Gibertoni, drejtore e përgjithshme e spitalit, “e gjitha kjo mund të bëhet vetëm në Sant’Orsola, profesioni ynë është përballja çdo ditë me sfida përherë e më të vështira, duke e ditur që mund të mbështetemi në bashkëpunimin midis specialistëve të nivelit të lartë në çdo degë të mjekësisë.




