“Furtunë” në Tiranë e Korçë, pezullohen dhe procedohen 10 policë, mes tyre 2 shefë komisariatesh

Duket se ardhja e Gledis Nanos në kreu të policisë ka bërë që të ketë “furtunë” në radhët e policisë në vend.

Dhjetë efektivë policie, përfshirë edhe drejtuesin e komisariatit të Korçës Krenar Gjokutajn dhe shefin e Qarkullimit Rrugor në këtë qytet, Kelmend Pikuli, janë pezulluar nga detyra më 20 tetor 2021 dhe ndaj tyre janë vendosur masat e sigurisë  detyrim paraqitje dhe arrest me burg.

Prokurorët e Rrethit Gjyqësor Tiranë pas hetimeve disa mujore të kryera me shërbimet e ShÇBA se, kanë arritur të zbulojnë veprime në kundërshtim me ligjin të disa punonjësve të policisë, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, thuhet në njoftim.

Mësohet se pezullimet dhe urdhër-arrestet janë firmosur nga Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë, e cila ka nisur edhe hetimet për veprat penale "ushtrim i ndikimit të paligjshëm" dhe "shpërdorim detyre".

Mbeten ende të paqarta shkeljet që kanë dale nga përgjimet, por mësohet se personat e përfshirë në këtë çështje kanë lejuar, ose kanë ndikuar në tolerimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, përfshirë edhe lëvizjen e mjeteve gjatë orarit kufizues të vendosur në kuadër të masave antikovid. 

Shefat e komisariateve

Përveç pezullimit për 10 punonjësit e policisë Gjykata e Tiranës ka vendosur masat e sigurisë detyrim paraqitje për komisarin Krenar Gjokutaj, shefin e qarkullimit rrugor në korçë Kelmend Pikuli, si edhe për vartësit e tij Petro Fraholli, Klemend Pikuli, Genci Hysi, Clirim Akrobati, si edhe Kamber Kllogjerin.

Ndërkohë për Durim Murjan, Jashar Shehun dhe Arjan Ballën, pjesë e patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa ka qenë më tolerante me kolegen e tyre, Matilda Hamolli, për të cilën është vendosur masa arrest në shtëpi.

 

Njiftimi i gjykatës: 

Në funksion të proçedimit penal 4261 viti 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendim Nr.1822, datë 19.10.2021, ka vendosur;

1. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.

2. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.

3. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.

4. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

5. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

6. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

8. Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.