Fier: Djali godet me thikë të atin 80 vjeç

Një 47 vjeçar ka plagosur me thikë të atin. Ngjarja është regjistruar në Levan të Fierit.

“Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij”  informoi sot policia.

Shtetasi S.V., 47 vjeç  është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., 80 vjeç ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.