Basha: Zotit i kam hyrë në hak por Berishës Jo! Nuk e mbajti fjalën. Do të tërheqë PD në greminë

Lulzim Basha mbrohet nga akuzat dhe sulmon Sali Berishën. Kryetari i demokratëve në një bashkëbisedim me gazetarët këtë të shtunë (23 tetor) tha se Berisha po çon drejt greminës partinë, dhe se vete ai nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë foltores së ish-kryetarit. Në lidhje me tre nismat hetimore, Basha foli për hetimin e politikanëve nga SPAK, ndërsa u be e ditur se të hënën PD do të çojë në Kushtetetuese vendimine kuvendit që ndalon ngritjen e komisionit për faturën e gjyqit me Becchetin.

Tirane- Lulizm Basha, i akuzuar si peng i Ramës nga Sali Berisha sulmon drejtuesin e  Foltores, se për interesa personale po përpiqet të marrë peng partinë. Lëvizja e ish kryeministrit sipas Bashës nuk ishte ashtu siç priste.  Në një bashkebisedim, kryetari i demokratëve thote se “nuk i ka hyrë ne hak doktorit, por Zotit edhe mundet”.

Lulzim Basha: ”Kur bëhet fjalë për intersin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i perëndisë, i Zotit. Siç gjykoj që çdo njeri frikë duhet të ketë vetëm Zotin e askënd tjetër.

Zotit mund ti kem hyrë në hak por Sali  Berishës jo. Për 3 muaj kam bërë çmos me përpjekjen time e kam investuar gjithçka për ta zgjidhur këtë çështje.

Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte PD-në.

Kam pritur që siç kishte deklaruar vetë këtë betejë ta bënte në mënyrë personale pa përfshirë as PD-në dhe as grupin e PD-së. Kur këtë vendim nuk e konkretizoi me hapin midis fjalës dhe veprës kam marrë të vetmin vendim që ishte në interes të demokratëve e Shqipërisë"

Basha akuzoi Berishën se po përpiqet të mbajë peng partinë për interesa personale dhe kërkon që të tërheqë PD drejt greminës.

Lulzim Basha: "Një person, përpiqet të marrë partinë peng vetëm për interesat e tij personale. Deri para dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua tani jam unë armiku. Vetëm tre muaj më parë kishim zgjedhjet “një anëtar një votë” dhe çdo kush mund të kandidonte dhe mbështeste çdo kandidat, rezultati dihet.

Tani më thoni çfarë ka qëndruar që atëherë veç interesit personal të një individi që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë."

Basha shkon më tej kur thotë se në valën e kësaj “lufte” që flitet për të aksioner i fshehtë është dhe Edi Rama.

Lulzim Basha: Unë nuk i jam përgjigjur dhe nuk kam ndërmend ti përgjigjem gënjeshtrave flagrante që fliten kundër meje, dhe pastaj amplifikohen nga një makinerie e tërë që është vënë në lëvizje dhe aksionerë të fshehtë është dhe Edi Rama dhe dikush tjetër, sepse nuk është stili im.

Vendimi im ka qenë vendim i një lidershipi që nuk mund të shmangesha. Vendim që duhet ta merrja dhe të mos shikoja PD të zhytej në humnerë. Nuk e mora për vete por për demokratët dhe i qëndroj 100%" 

Bëri të qartë se nuk tërhiqet nga vendimi i marrë ndaj ish kryeministrit, ndërsa i përcolli atij një mesazh se nuk do të njohë firmat e foltores për Kuvendin.

Lulzim Basha: Njeriu që bërtet statuti, statute, shpall dhe i jep vetes kompetenca që nuk I ka dhe nuk mund ti ketë në statut. Sali Berisha nuk ka ndonjë mbifuqi nga statuti për të thirrur asnjë institucion të partisë. Partia ka institucionet e saj dhe statuti e procedurat si mblidhen institucionet janë të qarta. Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjet për të bërë partinë bunker për interesa personale por PD ka prioritete të tjera. Shqipëria e shqiptarët kanë halle të tjera.

Basha, bëri të ditur se  PD do ti shkojë deri në fund hetimit të zgjedhjeve, çështjes Beccheti dhe hetimit të politikanëve nga SPAK

“Duhet të themi edhe njëherë për njerëzit nisma jonë është e vitit 2018. Në atë vit i gjithë grupi i PD dhe e gjithë opozita e bashkuar kërkoi vettingun e politikanëve, depozitoi edhe me firmën e Sali Berishës dhe të tjerëve në Kuvend amendamentet. Ky është fakti."

Veç vetingut politik, PD të hënën do ti drejtohet Gjykatës Kushtetetuese për vendimin e Kuvendit që refuzon ngritjen e komisonit hetimor për çështjen Beccheti. Po ashtu javën e ardhshme pritet edhe riformulimi i kërkesës për inceneratorët, të cilën PD e konsideron si mafia të lidhur me qeverinë.