Basha: Rama shantazhoi kryebashkiakët. "Beccheti" u mbyll me urdhër të Ramës e Ballës
Partia Demokratike nuk heq dorë nga Komisioni Beccheti. Kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se ka informacione të plota se komisioni nuk është miratuar me urdhër të Edi Ramës.
“Ne kemi informacione të plota se kërkesa për të mos miratuar komisionin Bechheti është urdhër i drejtëpërdrejtë i Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Sot e në ditët në vijim do të marrim të gjitha hapat e nevojshëm që Komisioni Beccheti të përfundojnë me ngritjen e tij dhe të nisë një orë e më parë nga puna për të zbardhur para shqiptarëve këtë aferë të tmerrshme e përgjegjëse e për ti cuar para drejtësisë.”
Basha akuzoi Ramën se dje shantazhoi krerët e bashkive për t’i çuar mbetjet te inceneratorët me pronarë offshore, për të furnizuar me paratë e qytetarëve llogaritë bankare në parajsat fiskale.
“Dje ishte telenovelë e shëmtuar që kishte një qëllim qëmbetjet të shkojnë tek inceneratorët me pronarë offshore.
Java e ardhshme është java e fundit e zemërgjerësisë opozitare për riformulimin e kërkesës për inceneratorët, por riformulim që do ta shndërrojë në një grup pune për mjedisin nuk ka për të pasur. Mafia e inceneratorëve dhe aktiviteti i tyre shkatërrimtar për buxhetin e shtetit dhe shëndetin e shqiptarëve dhe lidhjet e tyre me politikën do të hetohen deri në fund" tha Basha sot ne nje konferencë me gazetarët
