Ciko: Hapësira fiskale jo e mirë, të rriten shpenzimet publik, ato në administratë janë të tepruara
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Ilir Ciko ekspert ekonomie u shpreh se hapësira fiskale momentalisht nuk është e mirë për të bërë manovra dhe vështirëson shumë punën e qeverisë.
Ai tha se Krahas rritjes së të ardhurave ka vendet edhe për rritje të shpenzimeve publike, duke vënë re shpenzimet e tepruara në administratë.
Ciko: Hapësira fiskale momentalisht nuk është e mirë për të bërë manovra dhe vështirëson shumë punën e qeverisë. Niveli i të ardhura janë 25 % të GDP-së, ndërsa shpenzimet janë shumë të larta. Ajo që e ndihmon vendin tonë është hapja e bizneseve.
Krahas rritjes së të ardhurave ka vendet edhe për rritje të shpenzimeve publike. Shpenzimet e administratës kanë treguar se ka shpenzime të tepruara dhe ka vend për një menaxhim më të mirë në këtë drejtim.
