Punësoi bashkëshortin në një projekt dhe sillej keq me vartësit, shkarkohet drejtoresha e AQSHF, Iris Elezi

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka firmosur shkarkimin e Iris Elezit nga posti i drejtoreshës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Shkak për shkarkimin e saj është bërë punësimi i bashkëshortit të saj, Tomas Logoreci, në institucionin ku ishte eprore.

Bazuar në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë, Ministrja e Kulturës ka urdhëruar shkarkimin e saj të menjëhershëm nga detyra, ndërsa në letër rendit të gjitha shkeljet e kryera prej saj.

Urdhri i shkarkimit mban datën 6 tetor por është bërë publik në media vetëm sot, 13 tetor.

Elezi në cilësinë e drejtoreshës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, ndërsa bashkëshorti i saj merrte pagën prej më shumë se një vitit, pasi ishte punësuar në projektin “MEAP”.

Iris Elezi duket se nuk ka pasur marrëdhënie të mira as me vartësit e tjerë pasi në një prej pikave për shkarkimin e saj shkruhet se ka pasur probleme edhe me komunikimin me punonjësit e institucionit.

Ende nuk dihet se se kush do të jetë pasuesi i saj në post.  

Arkivi Qendror është institucion nën varësinë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë dhe merret me ruajtjen, përpunimin shkencor, pasurimin me materiale të reja dhe shfrytëzimin e materialeve arkivore filmike për krijime të veprave të reja kinematografike e televizive dhe veprave studimore.

Punësoi bashkëshortin në një projekt dhe sillej keq mePunësoi bashkëshortin në një projekt dhe sillej keq me