Sa ndikojnë tek ne dietat? Arlinda Garuci: Ja çfarë duhet të keni parasysh, mos bini pre e ...

Në emisionin “Jeto me Orën”, ishin të ftuara nutricionistja  Arlinda Garuci dhe Sheila Rexho gazetare dhe specialiste e marrëdhënieve me publikun, për të folur për dietat dhe efektet anësore të saj.

Të qenurit në formë është një dëshirë që kushdo e ka. Shpesh herë nutricionistët këshillojnë ushqim të shëndetshëm dhe aktiviteti fizik. Megjithatë njerëzit shpesh herë bien pre e dietave të shumta, sidomos gratë të cilat janë gjithmonë nën presionin e për të qenë në formë.

Nutricjonistja Garuci u shpreh se dietat në përgjithësi kanë mungesë të vitaminave minerale, gjithashtu ajo tregoi se pjesa më e lehtë që ikën nga pesha është ana muskulare.

“Ekziston një kod nutricional mjeksor i cili përcakton, që rënia e shëndetshme në peshë është 3-5 kilogram në muaj.- u shpreh Garuci

“Si popull mesdhetar konsumojmë shumë bukën, orizin, makaronat  të cila të gjitha këto ndikojnë në peshën trupore, rreth 55% - 60% e kalorive ditore dhe nëse eleminohen këto karbohidrate mund të dobsohemi." – u shpreh nutricionistja Arlinda.

Sheila Rexho rrëfeu në studion e emisionit “Jeto me Orën se ka qenë në lufte të vazhdueshme  me ushqimin dhe me peshën e saj trupore.

Gjithashtu nutricionistja Garuci  shtoi se duhet të kemi një regjim ushqimor në baze të piramidës ushqimore .

“Nga dietat filluan të më bien flokët".- u shpreh Rexho

Disa nga njerëzit publik në vendin tonë të cilët kanë arritur të ulin peshën nëpërmjet djetave . Erik Fullani – Djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, ai peshonte 178 kilogramë dhe arriti peshën 90 kilogramë nëpërmjet një diete. Aktorja Rudina Dembacaj  mori vëmendjen e të gjitha mediave se dikur ka qenë 89 kilogramë, mirëpo nëpërmjet dietës ajo arriti që të humbiste plot 35 kg dhe të transformohej tërësisht.

Sipas nutricionistes Garuci, dietën nuk mund ta tregojë vetëm një aplikacion , por duhet ndihma e një specialisti , për një regjim ushqimor të shëndetshëm.

Gjithashtu ajo tregoi se është mirë të konsumojmë 5 vakte në ditë , që të marrim karbohidrate dhe proteinat e duhura .

Dietat e shëndetshme ndihmojnë trupin e  njeriut për problemet shëndetësore si: sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti, diabeti, hipertensioni dhe kanceri dhe shumë të tjera.

Dietat drastike bllokojnë metabolizmin, kështu që nutricionistët tregojnë se dietat e shëndetshme mund ti kthejmë në një stil jetese.

Gazetarja Rexho u shpreh se:

“Besoja në dietën që ishte shkruar në libër”.

Sheila Rexho tregoi një histori për moderatoren Ana Kallaku që kishte blerë vajzës një kukull Barbie, por jo me linjat trupore që janë kukullat zakonisht  kanë, por me linja trupore me të mëdha, që vajza e saj të fillojë të kuptojë që s’duhet të jenë indiferent me njerëzit që kanë një trup të tillë dhe mos ti diskriminojmë apo bullizojmë .

Nutricionistja tregoi se rasti më i vështirë  ka qenë të punojë  për dobësimin e një personi 140 kg, i cili aktualisht është 100 kg, me vullnet dhe punë arrihet.

“Ushqimet që duhet të konsumojmë sipas  dietës mesdhetare në këtë periudhë vjeshte janë, ftoi , rrushin , hurmat, kërpudhat dhe të gjitha llojet e lakrës , si dhe peshku e sardelja” – u shpreh Garuci