A të flasim për burrat? Komedia premierë në teatrin e Korçës “Andon Zako Çajupi”
Në teatrin e Korçës “Andon Zako Çajupi” u shfaq në fundjavë premiera e komedisë “A të flasim për burrat”. Aktoret Rozana Radi, Blerta Belliu dhe Lola Meta thanë se përveç humorit, shfaqja përcjell mesazhe të rëndësishme për marrëdhëniet burrë-grua.
Aktoret Rozana Radi, Blerta Belliu e Lola Meta e ndan premirën e komedisë “A të flasim për burrat” me publikun e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.
Me nota humori ato treguan për raportet komplekse me meshkujt.
Mësimet e komedisë Rozana Radi thotë se duhet të shkojë në veshin e çdo burri për të pasur një shoqëri edhe më të shëndetshme.
Lola Meta thotë me humor se janë treguar të kujdesshme për të mos thënë gjithçka mbi burrat.
Shfaqja që u prit me interes të lartë nga publiku do të ngjitet në skenë edhe dy ditë të tjera ndërsa regjisorja tha se mund të ketë edhe një seri të dytë të komedisë “A të flasim për burrat”.

