“Në kufijtë pa fund të artit pamor”, Liliana Çiko çel ekspozitën e saj në Muzeun Historik Kombëtar

Në muzeun historiK kombëtar në Tiranë është çelur ekspozita “Në kufijtë pa fund të artit pamor” të punuar nga Lilijana Çiko. Pjesa më e madhe e punimeve të artistes qëndron gruaja e cila i mbijeton në mënyrë decizive jo vetëm artit modern, por artit në përgjithësi. Në punimet e saj edhe tek nudot ajo pikturon figurën e bëshme, impresive, në lëvizje dhe me gjeste emocionale të gruas së ulur.

Dramacitetin e jetës së saj artistja LilIana Çiko e ka kthyer në forcë.

Në muzeun historik Kombëtar në Tiranë, Lili, siç e thërrasin miqtë e saj, vjen me mbi 30 piktura e disa skulptura.

Gruaja ku trupëzon edhe veten është epiqendra dhe subjekti i punimeve të saj.

E rrethuar nga shumë dashuri e buqeta lulesh, me sytë e përlotur nga gëzimi, Liljana tregon për pasionin e madh me të cilat sfidoi gjithë vështirësitë.

Lili, thotë skulptorja Zana Varvarica, i ka dhënë vend kompozicional njollave me të cilat krijon sipërfaqe harmonike, ku dominon e kuqja, e verdha, dhe bluja.

Piktura tejkalon nga një art realist në një art modern.

Pjesa më e madhe e punimeve të Liliana Çikos qëndron gruaja, e cila i mbijeton në mënyrë decizive jo vetëm artit modern, por artit në përgjithësi.

Në punimet e saj edhe tek nudot ajo pikturon figurën e bëshme, impresive, në lëvizje dhe me gjeste emocionale të gruas së ulur.

  •    
    “Në kufijtë pa fund të artit pamor”, Liliana