Çmimi “Idromeno” shkon për tragjedinë e Otrantos, Shkodra kërkon një bust për mjeshtrin e madh

Artisti Jonian Bisai, me një video për tragjedinë e Otrantos u vlerësua me çmimin “Idromeno” në konkursin kombëtar të Arteve Pamore, që u rikthye në Shkodër pas një shkëputje për shkak të pandemisë. "Çfarë mbetet e pandryshueshme gjatë ndryshimit" ishte pyetja e shtruar nga organizatorët për të frymëzuar artistët.

Çfarë mbetet e pandryshueshme gjatë ndryshimit"? Ishte kjo pyetja sa provokuese aq edhe filozofike që frymëzoi "Çmimin Idromeno" të këtij viti në konkursin kombëtar të arteve pamore i rikthyer pas një shkëputje si pasojë e pandemisë.

Artisti Jonian Bisai mori çmimin Idromeno me videon me metrazh të gjatë "Otranto", kushtuar një prej ngjarjeve të dhimbshme të vendit tonë, por që sot pa frikë mund të thuhet se është një realitet botëror.

Mikëpritësi i kësaj ngjarje artistike,drejtori i galerisë Fatmir Juka ndalet tek rëndësia që ka ky çmim për promovimin artistik të Shkodres.

Sot Shkodra i ka një borxh të madh Idromenos, pasi ende në sheshin që mban emrin e tij nuk është vendosur busti i këtij personaliteti, edhe pse shumë i premtuar.

Kryetarja e bashkisë fton artistët që me propozimet e tyre t'ja diktojnë këtë hap politikës.

"Do të ishim shumë të kënaqur nëse do ta bënim këtë të mundur dhe do të ishte një vlerë për qytetin, një vend ku mund të vizitohet."

Pikturat, fotografitë, video-artet dhe instalacionet do të qëndrojnë të ekspozuara deri në 15 nëntor në Galerinë e Arteve në Shkodër.

Çmimi “Idromeno” shkon  për tragjedinë e Otrantos,

Çmimi “Idromeno” shkon  për tragjedinë e Otrantos,