Kuvend për Gjergj Fishtën, ekspozohen dorëshkrime personale të poetit

Në 105-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishës, në Shkodër u mbajt Kuvendi Françeskan. Aty u prezantuan botimet e tij të ndara në disa vëllime. Gjithashtu në Kuvend u ekspozuan edhe dorëshkrime dhe objekte personale të Fishtës.

U zgjodh 150-vjetori i lindjes së homerit shqiptar, at Gjergj Fishta që provinca françeskane "Zoja Nunciatë" në Shqipëri dhe Mal të Zi të prezantonin përmes një konference shkencore, botimet e tij të ndara në disa vëllime.

Studiues, personalitete të letrave, si dhe klerikë e diplomatë u bënë bashkë në kuvendin françeskan në Shkoder.

Imzot Angelo Massafra: At Gjergj Fishta e kishte fort në zemër këtë mision.

Vincenzo Del Monaco: Më ka intriguar ku thuhet se Fishta nuk mund t'i përkasë së shkuarës, por është e tashmja dhe e ardhmja e Shqipërisë. E ndiej të them se për shkak të rëndësisë universale të vlerave për të cilat ka luftuar, Fishta i përket njerëzimit dhe i përshkon shekujt.

"Ai që e mohon Fishtën e mohon Shqipërinë."

At Vitor Demaj, njeriu që punoi nga afër me dorëshkrimet e Fishtës, flet për rëndësinë që kishte përmbyllja e kësaj pune, duke bërë që botimet të dalin në dritë.

Vitor Demaj: Është shembulli më unik në botë ku morën principet filozofike, letrare dhe i vendosën në një terren shumë të vështirë nga situata politike, ekonomike dhe historike në të cilën ishte vendi ynë.

Në fund të pranishmit panë nga afër ekspozitën me dorëshkrime, objekte personale, por edhe me blenet e para të poetit në ambientet e Bibliotekës “At Gjergj Fishta”.