Balaj: Gjuha Shqipe është pasuri botërore, ndodhet brenda çdo gjuhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2021, 21:05
Gjuha shqipe dhe sa po ruhet ajo ndër breza , kjo temë u diskutua në pjesën e dytë të pasdites "Jeto me orën" .
Studiuesi Fredi Balaj u ndal tek rëndësia e gjuhës shqipe dhe origjina e lashtë si një ndër gjuhët më të vjetra në botë. "
Shqipja është një pasuri jo vetëm kombëtare por botërore çdo gjuhë ka në brendësi pak gjuhë shqipe " u shpreh ai. Balaj u ndal tek zëvendësimi i shumë fjalëve të shqipes që bëhet nga hyrja e gjuhëve të huaja, sipas tij ruajta e shqipes tashmë duhet të kthehet në qëllim për shoqërinë tonë.
Balaj u ndal tek shumë studiues të huaj që e kanë vlerësuar gjuhën tonë si ndër gjuhët më të vjetrën në botë.
