Shtëpia në nder të Agollit ka mbetur një ngrehinë, bashkia: Detyrë e ministrisë së Kulturës ta kthejë në muze

Dritëro Agollit i përkujtohet vetëm ditëlindja për të dhënë mesazhin se ai do të mbetet i përjetshëm

Këtë 13 tetor, u festua 90 vjetori i lindjes.

"Është vendosur që Agolli do ketë vetëm ditëlindje."

Por në Menkulas të Devollit, fshatin ku poeti u lind dhe u rrit, nuk ka asnjë gjurmë nga kolosi i letërsisë dhe njeriu i urtë e i mençur i politikës.

Shtëpia muze që nisi në vitin 2001 në nder të Dritëro Agolli ka mbetur si ngrehinë.

Kryetari i Shoqatës Devolli, thotë se institucionet nuk e mbajtën as këtë vit premtimin për t'i dhënë Dritëro Agollit muzeun e shumëpritur.

"Shoqata Devolli dhe vetë opinioni i qytetarëve, devollinjtë kudo ku ndodhen kanë vetëm fjalën, dëshirën, kërkesën. Ata që kanë investim, buxherin dhe paranë janë pushteti lokal dhe pushteti qendror."

Dritëro Agolli i bën të gjithë krenarë në Devoll.

Por kryebashkiaku Eduard Duro thotë se bashkia është në pamundësi ekonomike t'i kthejë borxhin.

Përgjegjësinë për muzeun e munguar ia lë në derë ministrisë së Kulturës.

"Detyrimi i bashkisë Devoll është vënia në dispozicion e ndërtesës, pasi kapacitetet për ta kthyer në një qendër muzeale janë të ministrisë së Kulturës," shprehet Duro.

Njerëz që jetuan dhe e njohën Dritëro Agollin u bënë bashkë në një festë për 90 vjetorin e poetit.
Aty ndanë kujtimet e treguan mësimet që morën gjeniu i letrave.

"Ai kishte një ëndërr të veçantë, donte të bëhej një monument për punën."

Shtëpia në nder të Agollit ka mbetur një ngrehinë,

/OraNews/