Rama paralajmëron kryebashkiakët: Nuk do të kalojë asnjë buxhet nëse s'ka fonde për pastrimin

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kryebashkiakët që të mos marrin mundimin të kalojnë buxhetet për vitin e ardhshëm nëse nuk kanë parashikuar brenda tij buxhetin për menaxhimin e mbetjeve.

Rama: Qeveria nuk do të rrijë më në këtë pozocion por do të ndërhyjë drejtëpëdrejtë, për këtë arsye janë prefektët këtu. Asnjë buxhet i asnjë këshilli bashkiak nuk do kalojë në rast se në atë buxhet nuk do jetë parashikuar sipas kostimit për të cilën qeveria do punojë për ju, pastrimi. Ministrja do jetë vetë në mbledhjet e këshillave bashkiakë.

Shefi i qeverisë tha se çdo bashki i ka mundësitë financiare për të mbuluar menaxhimin e përditshëm.

Rama: Asnjë bashki nuk pa problem të mbulojë pjesën e menaxhimit të përditshëm të mbetjeve nga pikëpamja financiare por edhe sikur i gjithë buxheti i bashkisë të shkojë për pastrimin do shkojë për pastrimin. Asgjë nuk ëhstqë më e rëndësishme. Shqipartët nuk janë poppull që janë dalluar si pisanjoz në shtëpitë e tyre. Askush nga ne nuk mund të bashkëjetojë me turpin e pisllëkut,  e patolerueshme, e pajustifikueshme dhe e papranueshme nga buxheti i vitit të ardhshëm për çdo bashki që të mos vendosë aty të gjithë fondin që duhet për të mos pasur vendepozitime ilegale, për të mos lejuar pirgje që bëhen stok me javë të tëra nëpër territor, për të kontrolluar procesin më së miri. Kjo kërkon kostim, buxhet, vullnet, dhe mirëadministrrim.

Për këtë ai solli dhe shembullin e suksesit të bashkive Lezhë dhe Korçë.

Rama: Shkoni në Lezhë, ua sugjeroj praktikisht. Shikoni plazhin dhe qytetin, po të doni dhe zona rurale. Shkoni dhe gjeni një venddepozitim ilegal, pirgje që rrinë me javë. Shkoni dhe kur është sezoni turistik, bëni një xhiro në rërë dhe gjeni një copë letër. Ky është vullneti dhe mirëadministrimi. Nuk është rastësi që bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh nga vetja për mbetjet, një buxhet që i përgjigjet nevojave. Shkoni në Korçë dhe gjeni plehra rrugëve, shkoni në qarkun e Korçës dhe kërkoni një bashki që në vend që të shkojë te pika fundore i hedh buzë lumit siç ndodh me bashkitë e Elbasanit, Durrësit dhe Kamzën që ka krijuar një destinacion allasoj atje, vetëm emri i mungon. Aty në Kamëz u vinin emra global të gjithë destinacioneve, habitem si nuk i kanë vënë emrin asaj grope Green Peace ndërkohë që landfilli është atje. Kur shkohet në pikat fundore bie sasia.

Rama paralajmëron kryebashkiakët: Nuk do të kalojë

Në takimin në Kryeministri, Rama shigjetoi bashkinë e Himarës si shembull negativ për keqmenaxhimin e mbetjeve.

Rama: Kemi bregdetin që është bërë problem i madh dhe do jetë gjithmonë e më i madh se çdo vit rritet numri i turistëve. Por ndërkohë përtej sezonit kemi këto pamjet këtu që janë e përditshmja e dhimbshme, e turpshme  e bashkisë Himarë, që është simboli i të fjeturit gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut. Zonat e mbrojtura dhe zonat e  rëndësi të veçantë historike apo kulturore dhe tokën e bukës që nuk mund të jetë vend për të hedhur plehra.