Vdiqën për shkak të injektimit të gabuar, shpallet fajtore infermierja për vrasjen e 4 pacientëve

Një infermiere në Teksas është shpallur fajtore për vrasjen e katër pacientëve, për shkak të injektimit të gabuar të vaksinimit në trupin e tyre.

BBC, shkruan se William Daivs, 37-vjeçe akuzohet për vrasje dhe tani mund të përballet me dënim me vdekje.

Sipas mediave ajo akuzohet për vrasjen e 4 burrave, midis moshave 47 dhe 74 vjeç.

4 viktimat mësohet se ia kanë dalë të kalojnë me sukses operacionet dhe papritur gjendja e tyre u përkeqësua.

Kjo ishte dhe arsyeja se përse autoritetet dyshuan dhe hetimet implikuan pikërisht infermieren, raporton Ora News.