Skandali i Bild: Mesazhet erotike që drejtori i shkarkuar u dërgonte gazetarëve: Dua të ndiej trupin tënd...

Drejtori i shkarkuar i gazetës gjermane "Bild", Julian Reichelt,  u dërgonte mesazhe erotike gazetarëve praktikantë.

Sipas revistës gjermane "Der Speigel" ai i ngacmonte gazetarët e rinj ditë e natë.

Në fakt, njëra prej tyre gazetareve  zbuloi përmbajtjen e mesazheve që ish drejtori i dërgonte natën.

"A je zgjuar?" Dua të ndiej trupin tënd " , shkruan 41-vjeçari Julian në një nga mesazhet e tij të nxehta.

Në vitin 2002,  Reichelt filloi të punojë për gazetën "Bild"dhe në vitin 2014 u bë kryeredaktor i raportimit të pavarur dhe drejtues i edicionit online.

Në vitin 2017 ai mori postin e drejtorit të redaksisë.