U vunë zjarrin pyjeve vitin e kaluar, Siria ekzekuton 24 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2021, 16:40
Autoritetet në Siri, kanë ekzekutuar 24 persona, pasi këto të fundit akuzoheshin për zjarrvënie në natyrë vitin e kaluar.
Si pasojë e zjarrit mësohet se tre persona humbën jetën, ndërkohë që mijëra hektarë pyje u dogjën.
Ministria e Drejtësisë të ekzekutuarit i quajti “kriminelë që kryen sulme terroriste që çuan në vdekje e dëmtim të infrastrukturës e pronës publike.
Ndërkohë 11 të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm.
