Kartelet e drogës rekrutojnë fëmijë përmes video-lojërave

Grupet e bandave  po infiltrohen në platformat e  video- lojërave  për të rekrutuar  fëmijë në Meksikë, tha qeveria të mërkurën (20 tetor), duke cituar zhdukjen e fundit të tre fëmijëve, të cilët, për fat të u gjetën nga policia.

Në lojërat në platformat "Playstation, Xbox dhe Nintendo", me "anonimitet" të plotë, kriminelët "krijojnë shoqëri" me të miturit dhe "fillojnë procesin e bindjes dhe rekrutimit", shpjegoi zëvendësministri i Sigurisë Publike, Ricardo Mechia.

Krimi i organizuar gjithashtu shfrytëzon faqet e rrjeteve sociale si "TikTok" dhe 'Instagram', shtoi Mechia, duke folur gjatë një konference shtypi me Presidentin Andres Manuel Lopez Obrador.

Më 9 tetor në Oaxaca (në jug), autoritetet gjetën tre fëmijë, të moshës 11 deri në 14 vjeç, familja e të cilëve i kishte raportuar të zhdukur. Një grua u arrestua.

Një nga fëmijët kishte rënë në kontakt me një trafikant edroge në muajin gusht përmes "Free Fire", një lojë që mund të shkarkohet falas në telefon, sipas autoriteteve.

Trafikantja "i ofroi punën e Monterrey", pasi mori numrin e tij të telefonit në Facebook,

“Puna” ishte “të monitoronte frekuencat e radios dhe të paralajmëronte në rast pranie policie”, kundrejt një tarife prej “8 mijë pesos” (rreth 360 euro) çdo “dy javë”, tha zv.ministri.

I mituri pranoi ofertën, të cilën e ndau me dy shokë të klasës, shtoi zoti Mechia.

"Ne do t'u dërgojmë një mesazh familjeve, nënave, baballarëve, fëmijëve dhe adoleshentëve për rreziqet e video-lojërave ," tha Presidenti, Lopez Obrador.

Rrjeti Meksikan për të Drejtat e Fëmijëve (Red por los Derechos de la Infancia en Mexico, REDIM) tashmë ka raportuar se mijëra fëmijë rekrutohen çdo vit nga bandat, veçanërisht trafikantët e drogës./Ora News/