Kapet i ngatërruar në rrjetat e peshkimit peshku 2000 kg në ujërat e Mesdheut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2021, 17:10
Një peshk i vlerësuar të peshojë deri në 2.000 kg është gjetur i ngatërruar në rrjetat e peshkimit të tonit në Mesdhe.
Gjallesa gjigante u mat 3.2 metra e gjatë dhe 2.9 metra e gjerë, një zbulim rekord për Ceutën, një qytet autonom spanjoll në bregdetin verior të Afrikës.
Peshku ishte aq ishte aq e rëndë sa një vinç i madh ishte i nevojshëm për ta ngritur atë në një anije gjatë përpjekjeve të shpëtimit dhe gati sa nuk u theu.
Nxjerrja e peshkut nga uji dhe kthimi në ujë shkoi pa probleme, nën mbikëqyrjen e peshkatarëve dhe shkencëtarëve, përfshirë biologun detar, Enrique Ostalé, i cili thotë se kishte dëgjuar për peshq të tillë të kësaj madhësie vetëm në libra.
