Zhdukja misterioze e 4-vjeçares, policia ofron 1 milion dollarë shpërblim për gjetjen e vogëlushes

Autoritetet australiane ofrojnë një shpërblim prej 1 milion dollarësh, për këdo që ka informacion mbi vendndodhjen e vogëlushes  katërvjeçare,  pasi ekziston frika se mund të jetë rrëmbyer.

Cleo Smith është parë për herë të fundit duke fjetur në çadrën e familjes së saj në kampin 'Quobba Blowholes' në Australinë Perëndimore të premten mbrëma (15 tetor).

"Ne të gjithë po lutemi dhe duam të sigurohemi që policia të ketë gjithçka që i nevojitet për të zgjidhur këtë rast. Kjo është arsyeja pse qeveria nuk heziton t'i mbështesë ata me këtë ofertë shpërblimi," tha kryeministri Mark McGowan.

Vogëlushja së bashku me familjen e saj ndodheshin në një festë në kampin Quobba Blowholes, në Australinë perendimore. Ishte nëna e 4-vjecares, Ellie, e cila vuri në orën 6 të mëngjesit të së shtunës së kaluar, se vajza ishte zhdukur. Gruaja dhe partneri i saj menjëherë njoftuan policinë. Kërkimet vazhdojnë ende nga toka dhe nga ajri.

Pas kësaj ngjarke, mediat në Australi kanë sjellë në vëmendje historinë e Azaria, vajzës së vogël prej vetëm dy muajsh e cila u zhduk gjatë pushimeve të kampeve në gusht 1980.

Prindërit thanë se panë një qen të egër Australian, që ndryshe quhet dingo, të futej në tendë, por hetimi përfundoi në 1982 me dënimin e nënës për vrasje. Por në vitin 1986 policia, pas një rasti tjetër, gjeti prova në kamp që dëshmonin se historia e dingos ishte e vërtetë. Gjyqi u rihap, ata të dy u liruan dhe u kompensuan. Dhe nga historia u realizua një film me Maryl Streep, "A Cry in the Dark"./Ora News/