Mediet turke: Shkatërrohet rrjeti i spiunazhit izarelit, arrestohen 15 agjentë të MOSSAD-it

Rrjeti që vepronte në Turqi, që dyshohet se punonte në emër të organizatës së inteligjencës izraelite "MOSSAD", është rrëzuar.

Shërbimi sekret turk MIT dhe policia ka kryer një operacion të madh kundër rrjetit.

Si rrjedhojë, pas operacionit të kryer në 4 provinca me qendër në Stamboll, u arrestuan persona, të cilësuar si spiunë.

Sipas medieve turke, ata ishin rekrutuar nga MOSSAD-i izraelit dhe jepnin informacion atje në lidhje me teknologjinë e Turqisë dhe aktivitetet e studentëve që vinin nga Palestina.

Të arrestuarit janë dërguar në gjykatë ku pritet të jepet masa e sigurisë./Ora News/