"Osum", Guardia Di Finanza italiane i jep emrin e lumit shqiptar anijes më të re të patrullës së saj detare

Anija më e fundit e sapo inauguruar e flotës bregdetare të Guardia di Financës italiane, quhet "Osum" dhe mban emrin e një lumi shqiptar.

Anija do të hyjë në shërbim në pranverë të vitit 2022 për të patrulluar kufijtë detarë italianë e europianë kundër trafiqeve ilegale, me një rol strategjik në sigurinë e gjithë zonës së gjerë të Mesdheut.

E gjatë 61 metra, e gjerë 10 metra, me peshë mbajtëse 500 tonë e thellësi 3.5 metra nën ujë, "Osum", është anija më e madhe e projektuar dhe e realizuar deri më sot në historinë e shërbimit detar të Guardia di Finanza Italiane.

Forma e saj e harkuar si një sëpatë, e quajtur "axe bow", i jep veçori të shkëlqyera në shpejtësinë e patrullimit, në kapacitetin operativ e në kushte moti e deti të pafavorshme.

Anija patrulluese është e tëra në çelik, e para e realizuar në respekt të mbrojtjes së ambientit me impakt të ulët në mjedis, e furnizuar nga energjia e gjelbër, dhe e pajisur me një motor dizel-elektrik që i garanton një autonomi me 15 orë lundrimi.

Anija "Osum" do t'i bashkohet flotës prej 400 anijesh në dispozicion të Guardia di Finanza italiane, e do të ketë në bordin e saj një ekuipazh prej 32 ushtarakësh meshkuj e femra.

Guardia di Finanza është e vetmja flotë policore me detyrën e mbikëqyrjes së rreth 8000 km brigje italiane e komunitare kundër trafiqeve të paligjshme.

 Guardia di Finanza informon se kanë zgjedhur t'i japim emrin e një lumi në jug të Shqipërisë, për të nderuar kujtimin e ngjarjeve të luftës së parë e të dytë botërore me pjesëmarrjen heroike të financuesve italianë./OraNews/