Futen brenda marketit të armatosur dhe me maska, shikoni se si burri ‘zhduk’ grabitësit

Dy grabiësve u është ndërprerë plani i tyre nga një person.

Mediat e huaja, kanë publikuar një video, ku shihet se dy grabitës janë futur të armatosur dhe të maskuar brenda një marketi, për të vjedhur.

Ndërkohë brenda dyqanit ka qenë dhe një person tjetër, i cili sapo ka parë grabitësit, ka nisur t’i godasë, pa iu ‘dridhur qerpiku’.

Burri i ka goditur me një qese që kishte në dorë, ndërkohë grabitësit edhe pse kishin armë me vete janë larguar menjëherë nga dyqani.