Tmerruan Selanikun, këta janë shqiptarët që kryen 11 grabitje në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2021, 17:15
Rigels Upe dhe Kastriot Kryemadhi, janë dy shqiptarët që janë arrestuar nga policia greke, në gusht të këtij viti pasi akuzohen për 11 vjedhje.
Mediat greke, kanë publikuar fotot e të rinjve ndërkohë bëjnë me dije se këto të fundit 11 grabitjet i kishin kryer tetori i vitit 2020 deri në korrik të vitit 2021, në zonat Ano Polis, Toumpa, Kalamaria, Sykeon dhe Polichni.
Ata para se të arrestoheshin tentuan që të vidhnin një shtëpi në Evomos të Selanikut, por që misioni i tyre është ndërprerë nga policia.

Rigels Upe

Kastriot Kryemadhi