Rrëshqitjet e dheut groposin shtëpitë nga përmbytjet masive në Indi, 150 persona humbin jetën
Më shumë se 150 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe erozioni disaditor në Indi dhe Nepal.
Disa zona të vendeve u përballën ditë më parë me 400 mm shi në 24 orë.
Vetëm rajoni verior indian i Utarakandit njoftoi për rreth 50 viktima si pasojë e sasisë së jashtëzakonshme të reshjeve, të cilat shkaktuan rrëshqitje dheu dhe groposën strukturat e banimit.
Shiu i dendur në shtetin e Nepalit, ndërkohë, shkaktoi mbi 70 vdekje në tri ditët e fundit.

Me dhjetëra trupa u gjendën në distriktet lindore që e lidhin vendin me Indinë.
Persona të zhdukur pati edhe në rajonin e Himalajeve, ku ekspertët thonë se rreziqet nga erozioni po shpeshtohen si pasojë e shkrirjes së akujve, shirave të paparashikueshëm por edhe nga shpyllëzimi prej ndërtimit të një sërë hidrocentralesh nën vargun malor.
Autoritetet indiane presin që reshjet e forta do të vijojnë në rajonin e Keralës. Në 2018-ën, përmbytjet e përmasave historike vranë mbi 500 persona në provincën bregdetare./Ora News/

