Administratori i linjës së furgonave godet me grusht kryebashkiakun e Selenicës. Takimi "sqarues" në Vlorë

Një 57 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka goditur kryetarin e bashkië Selenicë Pëllumb Binaj. 

“Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë” informoi policia e Vlorës.

Policia konfirmon se debati ka ndodhur për linjën e furgonave Vlorë - Sevaster.

Sevastar është një zonë në administrim të Bashkisë së Selenicës. 

Mësohet se ata janë janë takuar në Vlorë pasi bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër jo subjektit që ishte në administrim nga Pellat Bonaj.

Mësohet se ata janë takur të sqarojnë ngjarjen teksa Bonaj ka kërkuar llogari për dhënjen e lejes. Në debat e sipër situata është agravuar pasi mes tyre ka pasur dhe mosmarrëveshje të mëparshme.

Pas publikimit të lajmit në media Binaj ka fikur telefonin dhe sot nuk është paraqitur në bashki.