Përvjetor i dyfishtë ditëlindjesh, Dritëro Agolli dhe Migjeni, bija e Agollit i dhuron dorëshkrime Akademisë së Shkencave
Fondi arkivor i Akademisë së Shkencave u pasurua me dorëshkrime të panjohura më parë të shkrimtarit Dritëro Agolli, të cilat vajza e tij I dhuroi në përvjetorin e 90 të lindjes së poetit. Pjesë e aktivitetit ishte edhe përvjetori i 110 I lindjes së Migjenit.
Me Këto vargje të përziera nga emocionet, dhimbja e malli vajza e tij Elona kujtoi poetin dhe shkrimtarin e madh Dritëro Agolli në 90 vjetorin e tij të lindjes.
Elmili, nipi i shkrimtarit thotë se ndihet krenar kur I thonë që I ngjan gjyshit ndërsa këshillat e Dritëroit I ka ende të gjalla.
Në nder të këtij përvjetori të dyfishtë të Migjenit dhe Dritëro Agollit, Akademia e Shkencave paraqiti librin skicat dhe tregimet e shkrimtarit revolucionar shqiptar Migjeni, botim shqip Iitezës së diplomës së shkrimtarit Agolli mbrojtur në 1957 në Petërburg.
Akademikë shqiptarë por edhe jashtë kufijve folën gjatë për këto autorë që edhe pas vdekjes lanë pas veprën e madhe.
E prekur nga emocionet Elona agolli I dhuroi akademisë Shkencave fletore e blloqe të bukurshkruara nga dritëroi që siç tha dhe ajo vetë për të kanë shumë shumë kuptime e kujtime.

