“Koncert në kohë pandemie” Artistët e humorit, gati për premierën pas 2 vitesh kufizime
Pa humorin, Shkodra do të ishte e varfër.
Estrada profesioniste, mbetet një simbol, e prandaj sa herë ajo rikthehet me një pjesë të re, të gjithë e mirëpresin.
Duket se kështu do të ndodhë edhe këtë herë, pasi teatri "Migjeni" ka vendosur ta sjellë ndryshe trupën e estradës, duke bashkuar emrat e mëdhenj të saj me brezin e ri.
"Koncert në kohë pandemie" do të jetë dhurata e parë që pas një shkëputje 2 vjeçare.
"Është ditë feste në katror sepse ne kemi vendosur të risjellim estradën që i mungon Shkodrës për 2 vite."
Ismet Drishti rikthehet pas 23 vitesh si regjisor në qytetin e tij, ku panorama që po jetojmë do të thumbohet me humor e këngë, me batutën plot ironi, që shkodranët dijë ta bëjnë më mirë se askush.
Ata që dhuruan buzëqeshje pa fund, e skena ishte oksigjeni i një jete, e kanë mirëpritur këtë rikthim, por mbi të gjitha punën me brezin e ri, të cilët i shohin si pasardhës të denjë.
Zef Deda, Besnik Çinari, Drande Xhaj, mjeshtër të mëdhenj. Premiera do të jetë në nëntor.

Putin: Rusia është e gatshme të rrisë eksportin e gazit
13 Tetor, 14:55

