Murati: Raporti i KE-së pozitiv, por negociatat nuk hapen këtë vit, problem lidhja e pronarëve të medias me pushtetin

Për gazetarin Erl Murati raporti i KE-së ka një notë pozitive për sa kohë sugjeron uljen në tryezën ndërqeveritare.

Ai në një intervistë për RTV Ora tha se si ka mundësi që ky progres-raport evidenton shumë problematika të shumta, por gjithashtu sugjeron hapjen e negociatave.

Murati: Raporti i KE-së ka një notë pozitive për sa kohë sugjeron uljen në tryezën ndërqeveritare. Kjo nuk është hera e parë që rekomandohet një gjë e tillë. Pra, në pamje të parë duket si një raport pozitiv, por rast pas rasti sigurisht që kemi shumë probleme si vend. Aty theksohen shumë probleme, p.sh lidhur me gjykatën e lartë ku ka mbi 36 mijë dosje për të shqyrtuar. Këto janë të gjitha halle njerëzish. Ne kemi mijëra dosje të tjera në gjykata e vendit. Po ashtu korrupsioni cilësohet si një problem shumë serioz.

Si ka mundësi që ky progres-raport evidenton shumë problematika të tilla, sugjeron hapjen e negociatave? Kjo ka të bëjë me qëndrimin politik lidhur me zgjedhimin për Ballkanin Perëndimor që të futet në BE. BE ka një vullnet politik për hapjen e negociatave, por nuk parashikohet kur do të ndodhë sepse parashikohet sipas ekspertëve që të shtyhen sërish këto negociata nga BE-ja. Gjithmonë dalin probleme të ndryshme sa u takon negociatave. Para ca kohësh ishte vetë presidentit Makron që foli për një ndryshim metodologjie.

Murati shtoi se problemi i marrëdhënie së medias me pushtetin zgjidhet përmes drejtësisë, duke përmendur edhe problematikën e lidhjes së pronarëve të medias me qeverinë.

Murati: Unë besoj se problemi i marrëdhënie së medias me pushtetin, është një probleme që i kanë dhe zgjidhet përmes drejtësisë. Nëse do të kishim një shtet ku do të funksiononte drejtësia, nuk do të shqetësoheshim nga etiketimet e Ramës. Problemi në Shqipëri është marrëdhënie jo e ndershme që kanë disa pronarë mediash me qeveritë e radhës. Kjo është një marrëdhënie klienteliste. Pra, problemi është drejtësia që nëse do të funksiononte, çdo pushtet do ta dinte se ku do ta kishte limit e vet.