Pallati i ri u merr “frymën” të moshuarve/ Banorët: Veliaj po na heq ajrin dhe dritën e diellit
Banorët e lagjes nr.14 në Astir janë kundër ndërtimit të një pallati të ri ngjitur me banesën e tyre. Sipas tyre objekti është në kundërshtim me kodin e ndërtimit pasi nuk është respektuar distanca mes ndërtesave. Ato i bëjnë thirrje kryebashkiakut qe te mbaje premtimin e dhënë për mbjelljen e pemëve dhe jo te pallateve
Tirane- “Zoti kryetar ka pasur një shprehje shumë të bukur, ku thoshte se unë do mbahem mend si Kryetar për mbjellje pemësh dhe jo pallatesh. Këtu është lulishtja e pallatit dhe këtu po mbillet pallat e jo pemë”- shprehet banori.
Të gjithë e mbajnë mend premtimin e Veliajt që nuk do të kishte zero ndërtime por po bën të kundërtën.
Banorët e këtij pallati thonë se subjekti ndërtues “Arbet Construktion SHPK”, ka nisur prej dy javësh ndërtimin e objektit 2 kate nëntokë dhe 10 te tjera qe do të shërbejnë për banim.
“Këtu parashikohet muri i pallatit 10 kat.”
Ndërtimi i pallatit është me banesat e tyre duke mos respektuar distancimin urban.
‘S’do ketë më diell këtu. Diellin dhe ajrin na e ka dhënë zoti, kurse firma e Erion Veliajt po na vret.”
Me ndërtimin e këtij pallati fëmijë nuk kanë ku të luajnë.
“Ku është e ardhmja e këtyre fmijëve”
Sipas tyre projekti ka ndryshuar pasi ne projekt para pallatit te tyre ka lulishte .
‘Projekti këtu ka qenë lulishte, janë shkel të gjitha parametrat. Tani a pastrohet droga nuk e dimë. Nga do dalim. Nga do nxjerrim arkivolët kur të vdesim."
Thonë se janë ankuar por problemi i tyre nuk ka marrë zgjidhje.
“S’kemi marrë asnjë përgjigje"
Teksa kërkojnë zgjidhje ata thonë se do te vijojnë të protestojnë çdo dutë në orën 17:00 deri në reagimin e institucioneve.
“Është një korrupsion i paparë.”
“Nuk ka më sens që të vazhdojmë të japim leje ndërtimi, dhe nuk kam ambicie kur tregu na ka dhënë sinjale se nuk po shiten apartamentet të vazhdojmë të japim leje ndërtimi. Nuk ka më sens”- shprehej Veliaj.
Por edhe pse Tiana është e mbingarkuar Veliaj vijon të japë leje.





