Policia e Elbasanit tregon forcën, stërvitje me pompa me një dorë  



Elbasani mbahet si në ndër vendet me të rrezikshme sa i takon veprimtarisë kriminale në vend, ndërkohë që duket se edhe policia e këtij qyteti është në gatishmëri kundër krimit.

Përmes një video të postuar në Facebook, shefi i rendit në drejtorinë e policisë së Elbasanit, Armand Muça ka treguar stërvitjen e policisë brenda ambienteve të stadiumit të qytetit.

Ai duket në video së bashku me disa kolegë të tjerë dhe janë duke bërë pompa, ku disa prej tyre madje po i bëjnë edhe më një dorë.

Ndërkaq, Muça shkruan se nuk e shqetëson më shqetëson çfarë se çfarë mendojnë ata që nuk e kam duan, por ata duhet të shqetësohen për atë që ai në të vërtetë.

Kujtojmë se pak ditë më parë u vranë dy persona pranë Bradasheshit, në afërsi të një karburanti, vrasje kjo që është në vazhdën e shumë të tjerave të ndodhura në qytet, madje edhe në të njëjtin vend.