Baçi: 520 delegatë të Fierit firmosin formularin për mbledhjen e Kuvendit PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i në një deklaratë për mediat pas mbledhjes urgjente që ka zhvilluar me Kryesinë e PD, dega Fier, është shprehur se 520 delegatë kanë firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Ai shprehet se ata do të marrin pjesë në Kuvend, ndërsa shton se ai personalisht nuk mban as krahun e Kryedemokratit Lulzim Basha dhe as të ish-Kryeministrit Sali Berisha, por është me PD, që e cilëson si aset kombëtar.

Luan Baçi: 520 delegatë të Fierit kanë firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD dhe do të marrin pjesë në atë Kuvend. Nuk jam tifoz as me Bashën dhe as me Berishën, PD është një aset kombëtar.

Kujtojmë se Berisha që pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD ka ndërmarrë nismën të ashtuquajtur “Foltore”, të cilën e ka zhvilluar në qytete të ndryshme. Berisha ka kërkuar mbledhjen e 1500 firmave, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.