Raporti i KE/ Boçi: Tregon se Shqipëria ka bërë hapa pas, Rama s’na hedh dot hi syve
Komisioni Evropian të martën (19 tetor) prezanton Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit
Në lidhje me këtë deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, se raportet janë rekomanduese ndërkohë shton se në raportin e KE vihet në dukje se rekomandimet e Shqipërisë të dhëna më parë nuk janë plotësuar.
Më tej deputeti thekson se në raport shprehen shqetësime në lidhje me korrupsionin, zgjedhjet e lira dhe lirinë e mediave.
Luçiano Boçi: Kemi situatën e 5 herë për hapjen e shampanjës. Nuk e dimë se nëse do kemi një të 6-të. Rama sot ishte sot entuziast, ka kundërshtuar siç ka bërë gjithmonë ato gjëra që ka evidentuar progres raporti dhe vërtetë janë shqetësuese për Shqipërinë që kërkon të bëhet pjesë e BE. Shqetësime që lidhen me korrupsionin me zgjedhjet e lira, dhe me lirinë e mediave. Progres raportet kanë dy anë të leximit. Ajo që është shkruar aty është pjesa pas paragrafit të parë. Raportet janë rekomanduese. Në raport duket që rekomandimet e mëparshme nuk janë plotësuar.
Për Boçin në raport theksohet se Shqipëria ka bërë hapa pas prandaj nuk ka një datë të Konferencës Ndërqeveritare
Luçiano Boçi: Ky raport tregon se Shqipëria ka bërë hapa pas prandaj nuk ka një datë të Konferencës Ndërqeveritare. Nuk ka pasur vullnet politik dhe nuk ka pasur çlirim të duarve të sistemit të drejtësisë për të realizuar detyrën që këto organe janë krijuar. Korrupsioni nëse nuk ka vullnet për t’u luftuar mbetet po në ato nivele që ka qenë.
Ai ka komentuar dhe deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ky i fundit nuk mund të justifikohet se korrupsioni nuk është luftuar për shkak të mungesës së drejtorisë kundër luftës së korrupsionit. Ai thotë se në se në çështjet që ka depozituar PD, ku në mesin e tyre është dhe vettingu i politikave, ka edhe emra ministrash.
Luçiano Boçi: Rama nuk mund të na hedh hi syve duke thënë se mungesa e drejtoria kundër luftës korrupsionit,ka bërë që mos të luftohet korrupsioni në administratë. Nuk bëhet fjalë vetëm për korrupsionin në administratë por edhe në qeverisje. Politikanët janë peshqit e mëdhenj. Nuk kemi asnjë rast të hetuar. Mes çështjeve që ka depozituar PD, ka edhe emra ministrash. Kjo tregon se SPAK është i penguar dhe se nuk ka vullnet politik.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.

