Rama: PNUD i pranishëm kur unë ndryshova Tiranën e ua ktheva njerëzve pas 11 vitesh kaosi
Nga ceremonia e 30-vjetorit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) kryeministri Edi Rama solli në kujtesë kontributin e organizatës.
Ai u shpreh se dhe programit të zhvillimit nga vitet e para të pluralizmit, 97-ta, dhe ndërhyrjet në lumin e Lanës pas viteve 2000.
Sipas kryeministrit përmes PNUD-it vendi unë ka mësuar demokracinë ashtu si fëmijët abetaren dhe i është dashur të futet në një kurs kundër analfabetizmit në raport me demokracinë.
Rama: Shqipëria hyri në OKB në dhjetor të 1945 por u gjetën 36 vjet që Shqipëria të hynte në një marrëdhënie domethënëse me organizatën e OKB-së përmes programit për zhvillim dhe UNDP-në. Atë kohë qëllimi i vetëm i UNDP ishte ti jepte sat ë mundej oksigjen vendit në një moment ndryshimi që bashkë me lirinë kishte sjellë një mal me sfida dhe vështirësi. Është e paimagjinueshme që në harkun e një jete të kemi pasur fatin të shohim dy botë kaq të ndryshme, botën e të shkuarës kur edhe pse ishim anëtarë të OKB-së nuk kishim asnjë marrëdhënie me programin për zhvillim, dhe botën e sotme dhe të ardhme kur ne jemi anëtarë jo të përhershëm të KS të OKB.
Ka qenë i pranishëm në periudhën e kthesës historike të Tiranës, ku pas 11-vjeçari kaosi dhe deformimi urban të paimagjinueshëm, dhe i mungesës së ligjit e rregullit, u futëm në një rrugë të re duke u përpjekur të rikthejmë qytetin te njerëzit, tu japim sensin e hapësirës publike si një hapësirë e ndërmjetme mes pronave private të njerëzve. Kemi pasur mundësinë të punojmë me një organizatë që më shumë se paratë ka dijen dhe transferimin e dijeve. Na është dashur që këto gjëra ti mësojmë si fëmijët abetaren, rast pas rasti. Një shoqëri e tërë është dashur të hyjë në një kurs kundër analfabetizmin në raport me demokracinë dhe jo me letërsinë. Programi ka qenë i pranishëm nga reforma territorial deri te reforma e drejtësisë.
