Banorët e “Astirit” dalin në protesta: Hapësira ishte për lulishte do bëhet pallat i ri. Nuk do shohim fare diell

Banorët e Astirit ashtu siç kishin paralajmëruar kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një pallati 8 katësh .

Ata shprehen se i janë drejtuar Bashkisë me një peticion ku janë mbledhur firmat e banorëve por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Më tej shtojnë se leja e ndërtimit për pallatin është e parregullt.

"Ne jemi drejtuar me një peticion me firma të  gjithë banorëve të pallatit dhe ia kemi dërguar s I kërkesë Bashkisë por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kemi shkuar në komisariat për të bërë një denoncimi por na kanë refuzuar pasi ndërtuesi në fjalë ka leje ndërtimi. Kjo leje ndërtimi është e parregullt. Nëse ndërtohet një pallat me 8 kate hapësira merr fund.  Nga mëngjesi deri në darkë nuk sheh më dritën e diellit. Perveç asaj ky pallat ka vetëm një hyrje dhe nëse bllokohet zona këtu, në raste rreziku nuk dinin ku të shkonin njerëzit. Duam një sqarim se përse është ndryshuar plani. Pse nga lulishte është kthyer në pallat."- shprehet një banor.

‘Kemi kërkuar përfaqësuesin dhe nuk vijnë. Nuk kemi asnjë institucion tjetër në ndihmë”- shprehet një tjetër