Basha i kërkoi mbrëmë dorëheqjen, Baçi mbledhje urgjente me Kryesinë e Partisë Demokratike në Fier

Kryesia e Partisë Demokratike në Fier po zhvillon mbledhje urgjente. 

Deputeti i PD Luan Baçi, është shprehur se mbrëmjen e djeshme është takuar me Kryedemokratin Lulzim Basha, i ka kërkuar të japë dorëheqjen nga kryetar i degës së PD në Fier, por që  deputeti e ka refuzuar.

Më tej ai është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë vendim zyrtar për pezullimin e tij nga detyra, ndërkohë shton se është dakord që dejtuesit duhet të qarkullojnë, por që kjo sipas tij duhet të bëhet në menyrën e duhur. 

Luan Baçi: Kisha një takim mbrëmë në orën kisha 19:00, 10 minuta me kryetarin Basha ku më ka kërkuar mbështetjen time për dakordësimin për një komandim tjetër te dega e PD Fier. Nuk kam dhënë dakordësinë për të dhënë emra dhe pse duhet bërë, pasi në këto momente kur zhvillimet në PD janë të paimagjinueshme. 

Kontestojë mënyrën se si procedohet. Nuk ka asnjë vendim zyrtar që të ketë ardhur për pezullimin tim. Jam i mendimit që duhet të qarkullojnë drejtuesit por duhet të bëhet në mënyrën e duhur.

Qëllimi im është që PD të jetë e bashkuar. Kemi arritur rezultatet shumë të mira në krahasim më mundësitë. Është e rëndësishme të jemi bashkë.

Në lidhje me pjesëmarrjen e tij ne 'Foltoren' e Berishës, Baçi, thotë se pjesëmarrja ka qenë mbështetje e demokratëve, ndërsa shton se PD duhet të tundet nga themeli. 

Luan Baçi: Pjesëmarrja në foltoren e Berishës ka qenë mbështetje e të gjithë demokratëve. Nuk bëhet fjalë për emra të përvetshëm por për PD. Jam në dispozicion të PD pa bërë tifozllëk për asnjë. Lëvizja që bëhet brenda PD është lëvizje për të mirën e partisë. PD duhet të tundet nga themeli. Përgjegjësia fillon nga Kryetari i degës dhe lart. Humbja është humbje pavarësisht rezultatit. Përgjegjësia kryesore është e Kryetarit të PD, ai ishte kandidat për Kryeministër. Kanë munguar rregulla dhe statuti nuk është zbatuar. Sot kemi një situata ku lideri historik Berisha është në takime me shumë mbështetës. Zoti Basha është në pozicion tjetër dhe nuk dimë si të sillemi.

Ndërkohë pas mbledhjes në një deklaratë për mediat Baçi tha se deri më tani mbi 500 delegatë kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Luan Baçi: 520 delegatë të Fierit kanë firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD dhe do të marrin pjesë në atë Kuvend.Nuk jam tifoz as me Bashën dhe as Me Berishën PD është një aset kombëtar.

Basha në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, pak më parë është shprehur se kushdo që meriton të largohet nga politika, duhet të largohet.