Nga avokate e Shtetit, Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka emëruar Enkelejda Muçajn zëvendësministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ajo ka qenë deri në 28 qershor të këtij viti në postin e Avokates së Shtetit, teksa ka mbrojtur shtetin në gjyqin kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti në Arbitrazh që Shqipëria e humbi.

Muçaj u zëvendësua nga Brunilda Lilo.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për emërimin e Muçaj si zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është botuar sot (20 tetor) në fletoren zyrtare.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.