Basha publikon videomesazhin: Kush e meriton do largohet nga politika, qoftë demokrat a socialist
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një video në Facebook krahas së cilës shkruan "Ndryshimi do të bëhet me çdo kosto."
Basha shprehet se nuk ka rëndësi nëse je demokrat apo socialist, kushdo që meriton të largohet nga politika, duhet të largohet.
"I lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve. Duke pranuar këto propozime kushtetuese bashkarisht i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen dhe qetësinë më të madhe se kushdo që meriton të largohet nga politika duhet të largohet nga politika, nuk ka rëndësi demokrat, socialist apo i ndonjë partie tjetër.
Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng të një klase të ndryshkur, të majmur dhe të dalë nga vetja. Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase politike. Ky ndryshimi ka qenë kryefjala e fushatës sonë zgjedhore. Nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i zhvillimit. Ndryshimi do bëhet me çdo kosto,” është shprehur Basha gjatë fjalës së tij.

