Studentët e pa vaksinuar në auditore, Rama: Nuk duhet të ishin futur por qeveria nuk çon dot forca për t’i nxjerrë jashtë

Kryeministri Edi Rama, është shprehur se studentët e pa vaksinuar nuk duhet të futeshin në auditore.

Rama tha se Universitetet janë autonome dhe se pranimi i studentëve në auditore është në dorë të tyre, ndërsa shton se rektorët janë të vetëdijshëm se procesi i vaksinimit duhet të kryhet.

 “Normalisht ata nuk duhet të marrin pjesë, por kjo është një çështje e autoriteteve sepse qeveria nuk çon dot forca për t’i nxjerrë jashtë. Nuk është ky qëllim. Universitetet janë autonomë, rektorët janë të vetëdijshëm që ky proces duhet garantuar. Ata që janë vaksinuar kanë të gjithë të drejtën që të jenë në një mjedis të sigurt, dhe ministria e Arsimit duhet të shkojë të nxisë studentët, që të vaksinohen."- tha Rama, në një intervistë për emisionin "Now".