Bozheku: Sistemi i drejtësisë në kolaps, ata që përjashtohen nga Vettingu, i gjejmë si avokatë e profesorë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristja Enida Bozheku u shpreh se sistemi i drejtësisë është në kolaps.

Ajo tha se çfarë ndodh me të shkarkuar nga Vettingu, sepse ata përjashtohen nga sistemi për 15 vite, por i gjejmë si avokatë, profesorë në universiteti

Bozheku: Kushtetuta flet qartë se afat 5-vjeçar i KPA ishte më se i mjaftueshëm. Sistemi i drejtësisë është në kolaps. Vonesat që mund të vijnë si pasojë e rivlerësimit, pasohen nga ato që quhen si vendimmarrje e keqe nga ana e gjyqësorit.

Nëse ndërhyhet në kushtetutë, ose ndërhyjmë te pjesa dhe e rishohim si ta zgjidhim në raport me gjyqësorin që ta shkurtojmë procedurën dhe jo si ta zgjasim. KLGJ është, KLP është, këtu fillon problemi se rolin e Komisionerit Publik do ta marrin kreu i SPAK-ut.

Çfarë ndodh me të shkarkuar nga Vettingu? Sepse ata përjashtohen nga sistemi për 15 vite, por i gjejmë si avokatë, profesorë në universiteti. Cili është roli i këtij rivlerësimi? Për mua është një ripastrim selektiv me vendime me 2 standarde.