Gjata: Venecia ka thënë 3-5 vite duhet të jetë afati i organeve të Vettingut, gjyqtarët po shesin vendimet
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Çlirim Gjata u shpreh se Venecia ka thënë se 3-5 vjet duhet të jetë afati sepse përndryshe kalon në kundër produktivitet
Ai tha se ata që pritet të kalojnë Vettingun kanë dalë me tezga dhe po shesin vendime se thotë është dita e fundit, nuk e dinë se çfarë do të ndodhë nesër
Gjata: Venecia me ato komisionerët e saj, që me ato opinionet e saj nuk i vënë kurrë në dyshim. Venecia ka thënë se 3-5 vjet duhet të jetë afati sepse përndryshe kalon në kundër produktivitet, e konsideron goditje të rëndë psikologjike. Kanë dalë me tezga dhe po shesin vendime se thotë është dita e fundit, nuk e dinë se çfarë do të ndodhë nesër.
Edhe zgjatja prandaj është një katastrofë e madhe psikologjikisht. Venecias ka thënë 3-5 vite. KLGJ ka në dorë që të të shkarkojë edhe pa Vetting, se ka dosje aty. Vettingu është një zgjidhje e jashtëzakonshme. Kemi një raport të Avokatit të Popullit që të shtohen kapacitetet se nuk do të përmbushet afati.
