Po transportonin klandestinë, pas drejtuesit të mjetit arrestohet dhe bashkëpunëtori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2021, 09:39
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 18-vjeçarit i shpallur në kërkim për trafikim të klandestinëve.
Bëhet fjalë për operacionin e 15 tetorit, ku në qytetin e Prrenjasit, u kap shtetasi A. P 17 vjeç, duke transportuar me mjetin tip "Benz", 3 emigrantë të paligjshëm.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë ndaluar bashkëpunëtorin tjetër të dyshuar të tij, konkretisht shtetasit E. R., 18 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.